Ndryshimet në qeveri, Rama çon propozimet tek Meta

11:46 | 5 Janar 2019
Arbresh.info

Disa ditë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar ‘Rama’, propozimet kanë shkuar dje në Presidencë, në pritje të dekretimit.

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se presidenti Ilir Meta ka një javë kohë për të dekretuar 8 ministrat e rinj si dhe zëvendëskryeministrin.

Ndryshimet në qeveri u prezantuan nga kryeministri Edi Rama më 28 dhjetor në Asamblenë Kombëtare.

LISTA
1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës

2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
3. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit
4. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit

5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
7. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
8. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme