Vaksinimi në “Jane Sandanski”, “Bit Pazar”, dhe “Bukuresht”, do të vazhdojë të bëhet edhe nesër në dy ndërrime në periudhën nga 07:30 deri 19:00, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Të hënën, më 7 janar vaksinimi në këto klinika do të bëhet vetëm gjatë ndërrimit të parë, përkatësisht nga ora 07:30 deri në ora 13:00, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga ministria e Shëndetësisë dje thanë se gjatë ditë të kaluara janë vaksinuar 990 fëmijë dhe se deri tash nuk ka raste të reja të fruthit.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ju bën apel qytetarëve të cilët dyshojnë se fëmijët e tyre kanë simptoma të fruthit t’o çojnë në kontroll në spitalin “8 shtatori” apo në klinikën infektive.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...