Korrupsioni, sundimi i ligjit, tarifat e larta të energjisë elektrike, normat e larta të interesit bankar që janë më të shtrenjtat në rajon, ishin këto disa vërejtje të prezantuara sot nga përfaqësues të bizneseve në komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik, gjatë debatit për mbikëqyrjen e ligjit për investimet e huaja. Anëtarët e komisionit premtuan se këto vërejte do të inkorporohen në ligjin për investime të huaja me rekomandime të posaçme.
Po ashtu, një nga rekomandimet e komisionit për zhvillim ekonomik është edhe bartja e Agjencionit për Nxitje të Investimeve të Huaja nga Ministria e Tregtisë në zyrën e kryeministrit. Po ashtu, teme diskutimi ishte edhe ikja e investitorëve në Maqedoni e që u demantua lajmi nga zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati.
Në ndërkohë Lumnije Hashani, përfaqësuese e Odës Ekonomike të Kosovës, ka kërkuar që të bëhet një ligj unik i cili do të ndikoj në tejkalimin e burokracisë. Ajo ka kërkuar që të merren parasysh të gjitha kërkesat e bizneseve që të inkorporohen në këtë ligj.
Ndërsa, biznesmeni Islam Pacolli, ka thënë se zhvillimi i vendit është që të ketë lehtësira në prodhime vendore duke i heq taksat doganore dhe TVSH-së.
Kurse, Arian Beu, përfaqësues nga Spitali Amerikanë në Kosovë ka thënë se ka parë hezitim të qeverisë për dhënien e lejes së ndërtimit të spitalit dhe se vështirësitë janë të pa pranueshme për ta.
Pal Lekaj, anëtar i komisionit ka thënë se nuk ka shumë vërejtje me ligjin ekzistues apo me atë që quhet favorizim i investimeve qoftë të huaja, qoftë vendore.
Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore, ka thënë se ligji duhet të përfshirë luftimin e krimit dhe korrupsioni , madje ai një shembull ku thotë se në Maqedoni investitorët japim haraç me një vend, ndërsa këtu në shumë.
Në ndërkohë, nënkryetari i komisioni për zhvillimekonomik, Besim Beqaj ka thënë se të gjitha shqetësimet do të trajtohen./Arbresh.info/