Mëngjesin e sotëm kanë vazhduar pritjet e gjata në kufirin me Serbinë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që po kthehen në vende perëndimore pas përfundimit të festave të fundvitit në Kosovë.
Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare me Serbinë në Merdar, ku aktualisht për të hyrë në Serbi bashkatdhetarët tanë po presin deri në gjashtë orë, ndërsa kolona e automjeteve është deri në dy kilometra.
Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është deri në një kilometër, shkruan Telegrafi.
Pritjet në kufirin me Serbinë bëhen edhe më të vështira kur të kihen parasysh temperaturat e ulëta që po mbretërojnë në këto ditë dimri.
Ndryshe, gjatë ditës se premte në pikën kufitare në Merdar është shënuar edhe një incident, përleshje midis bashkatdhetarëve që po presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.
Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...