5 banesa të dëmtuara në jug të Shqipërisë

22:10 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Shtabi i Emergjencave pranë Ministrisë së Mbrojtjes jep detajet e para për termetin e rënë në jug të vendit pasditen e së premtes.

“Me date 04.01.2018 ora 19:26:39 (GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellësi 27 km me epiqendër ne Borsh.

Nga te dhënat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç.

4 prej banesave kane dëmtime te lehta dhe 1 është dëmtuar me rëndë.

Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njësive administrative” – thuhet në njoftimin e shtabit të emergjencave pranë ministrisë së Mbrojtjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme