Ed Sheeran do të përballet me gjykatën, akuzohet për plagjiaturë

22:07 | 4 Janar 2019
Trina Galanxhi

Këngëtari i njohur Ed Sheeran do të përballet me gjykatën pasi pretendohet se ka kopjuar këngën “Let’s Get It On” të Marvin Gaye.

Ed Sheeran do të gjykohet pasi një juri muzikore të vendosë nëse ai është fjator për plagjiaturë të këngës së Marvin Gaye, për hitin “Thingkin Out Loud”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Kërkesa e këngëtarit është hedhur poshtë nga gjyqtari i qarkut Louis Stanton, pasi thuhet se ka ngjashmëri të madhe mes dy projekteve.

Kënga për të cilën Sheeran akuzohet për plagjiat u publikua në vitin 1973, kursr ajo e Ed Sheeran u publikua në vitin 2014.

Sheran u akuzua nga Sony Music dhe Atlantic Records, por këngëtari ka mohuar ta ketë kopjuar këngën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme