Pacolli uron Engel: Paq fat, shëndet e sukses miku i Kosovës

21:49 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm zgjedhjen e kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

“Lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, është zgjedhja e Kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli ka thënë se Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim e në liri.

Postimi i plotë:

Lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, është zgjedhja e Kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.
Engel ishte me ne, kur miqtë nuk ishin të shumtë, Engel ishte pranë nesh, kur e ardhmja e jonë nuk ishte edhe aq e sigurtë. Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri.
Për Kosovën, Engel është hero i cili bashkëndjeu me të gjitha momentet tona, njëherësh maratonist i politikës përkrahëse të SHBA-ve, për popullin dhe shtetin më proamerikan në botë.
Mirënjohje e përjetshme për përkrahjen e përhershme të Engel, miqve amerikan, dhe SHBA-ve, vendit dhe popullit të cilin e admirojmë pafund.
Paq fat, shëndet e sukses, miku ynë, miku i Kosovës, Engel!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme