Google ADS

Hoxhaj ministrit sllovak: Opinioni i Sllovakisë do të ishte më kredibil po ta njihnit Kosovën

21:31 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj iu drejtua Lajcakut duke thënë se opinioni i Sllovakisë për Kosovën dhe rajonin do të ishte shumë më kredibil nëse ky shtet do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur Kosovën siç bënë 23 shtetet tjera anëtare të BE-së.

Në vend se të predikojë, Hoxhaj tha se Sllovakia duhet të bëhet shembull me veprimet e veta.

“Miku im i dashur Mirosllav Lajcak, imagjino sa më shumë kredibilitet do të kishte opinion i Sllovakisë për Kosovën dhe për rajonin nëse shteti juaj do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës sic bënë edhe 23 shtete tjera anëtare të OKB-së”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme