Google ADS

Alarmohen doktorët, Diego Maradona i nënshtrohet sot operacionit emergjent

21:40 | 4 Janar 2019
Arbresh Info

Diego Maradona do t’i nënshtrohet një operacioni emergjent pasi doktorët thuhet se kanë zbuluar një gjakderdhje në stomakun e tij gjatë një kontrolle rutine.

Legjenda e futbollit ishte me doktorët në klinikën Clinica Olivos në Vicente Lopez të Buenos Aires në Argjentinës, transmeton portali arbresh.info.

Doktorët u alarmuan nga gjakderdhja dhe më pas kanë shtrirë atë për vlerësim të mëtutjeshëm.

Besohet se doktorët do të trajtojnë fituesin e Kampionatit Botëror 1986 sot (e premte) derisa Maradona është duke marrë endoskopinë për të ekzaminuar tropin e tij.

Maradona është i shoqëruar nga fëmijët e tij – Gianina, Jana dhe Diego Junior./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme