Google ADS

Dëbora arrin deri në 30 centimetra, paralizohet Jugu i Shqipërisë

19:46 | 4 Janar 2019
Arbresh Info

Dëbora ka pushtuar tërë vendin dhe reshjet kanë paralizuar Jugun e vendit.

Në bashkinë Tepelenë, njësia administrative Kurvelesh ka prezence të dëbores deri ne 30 cm, ndërsa rrugët kalohen vetëm me mjete me zinxhir.

Ne bashkinë Memaliaj është zhbllokuar rruga në njësinë administrative Buze.

Ne bashkinë Permet, në njesinë adm. Frashër mjetet lëvizin vetëm me zinxhirë per shkak te prezencës se dëbores.

Ne bashkinë Libohove, njësinë administrative Zagorie lëvizja e mjeteve behet me zinxhirë per shkak te reshjeve te bores. Ne bashkine Gjirokaster, ne njësine administrative Cepo segmenti Taronine-Fushbardhe eshte e bllokuar po punohet per hapjen e tij.

Ne njësinë administrative Picar, segmenti rrugor Rehove-Golem i bllokuar. Rrugët nacionale janë te kalueshme. Segmenti Erind Çajup kalohet vetëm me zinxhire shkruan panorama.

Ne te gjitha akset nga ana e firmave kontraktore është hedhur kripe dhe skorje per te bere te mundur lëvizjen e lire te mjeteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme