Mesfushori i Paris Saint Germain, Adrien Rabiot, i njohur gjithashtu si një shënjestër e klubeve në Serie A, thuhet se ka rënë dakord për t’iu bashkuar Barcelonës gjatë verës.
Rabiot është përfolur shumë për transferim te të gjitha top klubet në Itali që nga viti i kaluar, përfshirë skuadrat si Juventusi, Milani, Napoli, Roma dhe Interi, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ekspertët e transferimeve – Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano pretendojnë se Rabioti ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare te gjiganti katalunas.
Francezi do të jetë i lirë pas datës 30 qershor, prandaj ai besohet se do të largohet falas nga PSG pas asaj date.
Rabiot besohet se do të fitojë 10 milionë euro për sezon në Camp Nou./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...