Në spitalin e Lezhës ka mungesë të mjekeve dhe ajo që vërehet ka lidhje me faktin se mjekët në pension janë gati për urgjenca.
Ndodhet vetëm 55 kilometra larg kryeqytetit, por mungesa e mjekëve është një problem edhe në Lezhe. Vështirësitë janë në spitalin rajonal, maternitet dhe në shërbimin parësor. Kjo ka bërë që mjekët aktualë të kenë mbingarkesë në punë.
Urgjencat mbulohen me mjekë part time që kanë dalë në pension ose ka shtim oraresh për mjekët që janë aktualisht. Jo të gjitha shërbimet janë 24 orëshe dhe këtë problem e ka edhe materniteti. Nëndrejtoresha e Spitalit të Lezhës, Valbona Prenga, thotë se shpresohet që këto vende vakante të mbulohen me mjekë të rinj që do të certifikohen.
“Pritet që në fillim të vitit tani që mbarojnë dhe specializimet do vijnë mjekë specialistë, kardiologë, mikrobiolog, hematolog, renimator. Aktualisht me bonus janë mjeku renimator dhe mjeku kardiolog”, tha ajo per abc.
Shërbimi parësor duket se është prekur edhe më shumë nga mungesa e mjekëve. Nëpërmjet kontaktit telefonik drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë në Lezhe, Zoje Zefaj, pranon mungesën e mjekëve, ndërsa gjysmën e tyre e plotësojnë mjekët e dalë në pension.
Poliklinika që merret kryesisht me shëndetin e gruas dhe fëmijët ka vështirësi në dhënien e shërbimit, pasi mjekja e fëmijëve është edhe këshilluese e grave. Prej gati 1 viti ka nisur identifikimi i kësaj problematike, kohë kur nisën të dalin në pension një numër i konsiderueshëm mjekësh.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...