Google ADS

Rrëfimi i padëgjuar: Vajza e Adem Jasharit ishte menduar të jetë zëri emblematik i Radio Kosova e Lirë

18:54 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Nysret Pllana, folësi i parë i Radios së luftës ‘Kosova e Lirë’, ka folur sot në emisionin frontal, për 20 vjetorin e themelimit të kësaj radio.

Ai ka treguar momente të veçanta nga puna e tij si folës në Radion ‘Kosova e Lirë’.

Pllana ka në FRONTAL ka treguar edhe një detaj mjaft interesant. Fillimi i transmetimit të kësaj radio ishte planifikuar të ndodhte me datën 1 Janar, megjithatë ishte shtyrë për katër ditë me radhë.

Kjo me arsyen se, Pllana kishte kërkuar që zëri i parë që do të dëgjohej në radion ‘Kosova e Lirë’ të jetë i vajzës së komandantit legjendar Adem Jashari, Shqipes.

Mirëpo për arsye të ofensivave dhe pamundësisë që Shqipe Jashari të mbërrijë në Berishë, me 4 Janar 1999 në orën 16:00 kishte nisur transmetimi me zërin që u kthye në simbol të luftës për liri.

“Ju flet Kosova e lirë”, u bë fjalia që për gjashtë muaj me radhë, dëgjohej për çdo hapje të transmetimit të kësaj radio.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme