Gjashtë palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se gjashtë persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve të cilët protestonin në kufirin lindor të Gazës.
Ministria nuk dha detaje në lidhje me gjendjen e të plagosurve.
Ndryshe, palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta të rregullta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.
Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.
Mbi 225 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani.
Në të njëjtën periudhë, të paktën 14 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore dhe gjuajtjet me tanke të Izraelit ndaj Gazës.
Gjatë 12 viteve të fundit, Rripi i Gazës ka vazhduar të vuajë nën një bllokadë shkatërruese izraelite që ka rrënuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë produkte bazë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...