Google ADS

Katër persona të ndaluar brenda 24 orëve nga Prokuroria e Gjilanit, kjo është arsyeja

17:06 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve, në 4 (katër) raste të ndara, ka ndaluar 4 (katër) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, janë ndaluar 3 (tre) të dyshuar për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Zjarrëvënie’’ nga neni 344, ‘’Sulm’’ nga neni 187 dhe ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’’ nga neni 409 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, nga Departamenti për Krime të Rënda, është ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ nga neni 189 të KPRK-së.

Prokuroria, brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarve do të paraqet kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që duke pasur parasysh rrethanat e kryerjes së veprave penale, masat e tjera nuk do të ishin të mjaftueshme për të zhvillimin e mëtejmë të procedurës penale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme