Strategjia e Juves për transferimin e Kylian Mbappes

16:34 | 4 Janar 2019
Arbresh Info

Bazuar në atë që është raportuar sot (e premte) nga ‘Tuttosport’, Juventusi nuk është tërhequr nga talenti i ri francez Kylian Mbappe për shkak se ata dëshirojnë të përforcojnë sërish skuadrën pavarësisht transferimit prej 110 milionë euro të Cristiano Ronaldos gjatë korrikut të vitit 2018, lëvizje që tronditi të gjithë tifozët e futbollit në mbarë botën.

Operacioni për Mbappen është kompleks dhe gjithçka nis me çmimin e tij që është minimumi 210 milionë euro për shkak të moshës së francezit dhe aftësive të tij, transmeton portali arbresh.info.

Drejtori i Juventusit, Paratici e ka përshkruar planin për Mbappen si një “hipotezë fantastike” mbrëmjen e kaluar, ndërkohë që plani për Ronaldon nisi ngjashëm.

Mbappe do të kërkonte më pas padyshim të paktën 20 milionë euro në vit, më pak sesa Ronaldo fiton te “Zonja e Vjetër” por kjo është për shkak të faktit që vlera komerciale e sulmuesit portugez është shumë e lartë dhe prandaj i ka sjellë më shumë “brend” atyre.

Megjithatë, sa i përket anës tjetër, Mbappe ka më shumë kohë për tu zhvilluar dhe tashmë konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë në botë në një moshë kaq të re.

Mbappe ka fituar Kampionatin Botëror me Francën në dhe ishte një lojtar kryesor në suksesin e tyre në Rusi gjatë verës së kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme