Në një kohë kur kanë ngelur edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një apel për partitë politike.
Në një dalje publike, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në emër të institucionit që përfaqëson, iu bëri thirrje partive që të regjistrohen në këtë proces. Sipas KQZ, afati për regjistrimin që iu është lënë në dispozicion partive është 21 prilli.
Ndërkohë për regjistrimin e koalicioneve, si afat i fundit është lënë 1 maj, ndërsa deri më 13 maj duhet të dorëzohen listat me kandidatë për këshilltarë.
Mes të tjerash KQZ bën me dije se fushata zgjedhore do të nis më 31 maj, ndërsa i ‘tërheq veshin’ partive që mos të nisin fushatën para kësaj date. Po ashtu KQZ paralajmëroi partitë se do të merren sanksione ndaj tyre nëse nuk respektohet transparenca në lidhje me financimet./BalkanWeb/
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...