Për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për hapjen e kufirit me Kosovën, është e mirëseardhur.
Duke komentuar deklaratën e Ramës se përvec me Kosovën, Shqipëria do të dëshironte të heqte kufijtë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë, Zaev ka thënë se ‘edhe ai do të dëshironte të bënte të njëjtën”, përcjell Periskopi. Kjo, thotë Zaev, do të sjellte përfitime të mëdha për rajonin. “Edhe unë do të dëshiroja t’i hapnim kufijtë”, thotë Zaev duke iu referuar deklaratës së Ramës. Sipas portalit maqedonas, Factor, Zaev ka thënë se ai nuk sheh ‘asgjë kontraverse në qëndrimin e kryeministrit shqiptar lidhur me hapjen e kufijve me fqinjtë, përfshirë Maqedoninë”, shkruan Periskopi. Sipas Zaev, në fakt, kjo ide do të sjellte edhe përfitime ‘të mëdha ekonomike dhe do të ishte në të mirën e qytetarëve të të gjitha vendeve të rajonit’. Në mesazhin e tij të fundvitit 2018, kryeministri Rama ka thënë se ‘hapja e kufirit me Kosovën është vetëm fillimi dhe se procedurat e njëjta janë në agjendë kur vien në pyetje edhe shtete si Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia’.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...