Google ADS

Kujdesi për duar në mot të ftohtë

23:48 | 3 Janar 2019
Trina Galanxhi

Kemi apo jo dorashka, fakti është që i ftohti dëmton lëkurën tonë. Duke u kujdesur për fytyrën, por edhe duart është një rit i përditshëm tashmë në këtë periudhë.

Përkundrazi, duart, shumë të ekspozuara ndaj të ftohtit ekstrem meritojnë më shumë vëmendje.

Larja e duarve

Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është mëse i përditshëm, por kur kemi të bëjmë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.

Të bukura dhe të buta

Një aleat i mirë për duart është vaji i ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit, prandaj në fund të ditës duhet t’i masazhojmë për t’i mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri e mjaltë dhe pak qumësht apo kos.

Mos e humbi kurrë vëmendjen

Mes kremrave, është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi apo gjalpë shea, të pasura me veti të shumta që parandalojnë plakjen e parakohshme, gjithashtu dhe vaji i bajames i pasur me vitaminë E.

Para se të flini

Para se të flini duhet të masazhoni lehtësisht duart, duke bërë të mundur që vaji të penetrojnë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme