Cilat janë mekanizmat themelorë të dëmshëm që vijnë nga konsumimi i alkoolit? Një studim tregon se pijet alkoolike mund të nxisin ndryshime në mikrobiomin e gojës dhe përfundojnë duke ndikuar në të gjithë trupin.
Konsumi i alkoolit është një faktor rreziku për disa sëmundje dhe kushte, të tilla si kanceri, sëmundjet e zemrës.
Disa nga arsyet pse përdorimi i alkoolit mund të dëmtojnë shëndetin janë mjaft të drejtpërdrejta.
Për shembull, alkooli vepron në receptorët në sistemin nervor qendror që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.
Kjo përfundimisht mund të prodhojë një çekuilibër që mund të çojë në hipertension.
Jiyoung Ahn dhe studiues të tjerë nga Shkolla e Mjekësisë e Nju Jorkut kohët e fundit u përqendruan në atë se si alkooli ndikon në mikrobiomet bakteriale të gojës.
Gjetjet e tyre, të botuara tashmë në revistën ‘Microbiome’, tregojnë se konsumimi i alkoolit promovon rritjen e baktereve të dëmshme në gojë, ndërsa në të njëjtën kohë pengon zhvillimin e baktereve probiotike të dobishme.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...