Liverpoolit iu anulua një gol: Gaboi teknologjia në Man City?

22:12 | 3 Janar 2019
Arbresh Info

Liverpooli ishte shumë afër për të realizuar golin e epërsisë në Manchester City mbrëmjen e sotme (e enjte).

Sadio Mane goditi shtyllën dhe top i kthyer prapa në zonë ishte afër Mohamed Salahs, transmeton portali arbresh.info. Goditja e tij ishte larguar nga John  Stones para Edersonit dhe topi u kthye prapa duke kaluar linjën e golit në shikim të parë.

Por, me shfrytëzimin e teknologjisë për linjë të golit nga Premierë Ligë, goli nuk u vlerësua.

Gjyqtari Anthony Taylor në fund vendosi se nuk është gol dhe më vonë u konfirmua edhe nga sistemi se topi ishte 11mm larg për të kaluar linjën plotësisht.

Në fund të pjesës së parë, Liverpooli e pësoi një gol pas goditjes nga Sergio Aguero nga afërsia.

Sidoqoftë, tifozët kanë reaguar duke fajësuar teknologjinë e linjës së golit.

“Për mua ishte gol. City ndali teknologjinë e linjës së golit”, ka shkruar njëri në rrjete sociale.

Një tjetër shtoi: “Peticion për të ndryshuar sistemin operues të teknologjisë së linjës së golit”

“Teknologjia e linjës së golit është thjeshtë një mashtrim”, shtoi personi i tretë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme