Policia kishte njoftuar se të dyshuarit që janë në kërkim konsiderohen me rrezikshmëri të lartë Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, dy persona që janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, janë shfaqur së bashku në një fotografi në Facebook.
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar kohë më parë se është në kërkim të tre personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve. Ata kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarve që sipas fotografisë janë në rahati sa për të dalë së bashku në kafene.
Në ‘Facebook-un’, e Kastriot Shalës është postuar një fotografi ku është etiketuar edhe Leutrim Latifi. Postimin e tyre ata e kanë shoqëruar me mbishkrimin ‘E sa njeri ka ba turr, e u hi nër tavolinë si [qen]”. Në nëntor, policia kishte njoftuar se të dyshuarit që janë në kërkim konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.
Sipas policisë, dy të lartpërmendurit dhe Ridvan Ademi nga Podujeva ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen./Kallxo.com/.
Erdogani thotë se Turqia dhe Serbia do ta zhvillojnë bashkër...
Kush janë futbollistët që shkëlqyen me skuadrat e tyre në ek...
I riu shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali
Opozita kërkon hetim të thellë për Mimoza Kusari-Lila pas rr...
Rama i përmend dy prej protestave më të mëdha që mendon se u...
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite gjatë orëve të fu...