Unai Emery insiston se raportet se Arsenali ka shtruar një ofertë për portierin Keylor Navas të Real Madridit “nuk janë të vërteta”.
Raportet kanë sugjeruar se “Topçinjtë” kanë shtruar një ofertë për portierin, por trajneri Emery thotë se këto lajme nuk janë të vërteta, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur nëse Arsenali ka shtruar ofertë për Navasin, Emery u përgjigj: “Nuk është e vërtetë”.
I pyetur nëse ka interesim në Navasin, ai tha:
“Nuk e di. Unë kurrë nuk kam folur për një portier sepse unë mendoj se nuk është e vërtetë, ne jemi të lumtur me tre portierët që kemi. Ne nuk kemi folur asnjëherë për Keylor Navasin”
Arsenali e transferoi portierin Bernd Leno gjatë verës së kaluar ndërkohë që në bankinën e tyre qëndron edhe Petr Cech.
Ndërkohë, raportet e fundit sugjerojnë që Navas ka rinovuar kontratën e tij me ‘Los Blancos’ edhe për një vit./arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...