Demokratët zotohen të miratojnë projektligjin e financimit të qeverisë federale

18:20 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Demokratët amerikanë janë zotuar të miratojnë projektligjin që do t’i jepte fund mbylljes së qeverisë federale, kur të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve kur Kongresi të mblidhet të enjten.

Por projektligjet nuk do të përfshijnë financimin e murit kufitar me Meksikën që e ka kërkuar Donald Trump, që është edhe arsyeja e mbylljes, transmeton portali arbresh.info.

Prandaj, ngërçi do të vazhdojë, pasi republikanët ende e kontrollojnë Senatin dhe thonë se nuk do të kalojnë projektligjet e financimit pa miratimin e zotit Trump.

Mbyllja e pjesshme tani ka zgjatur 13 ditë, duke prekur rreth 800,000 punëtorë.

Republikanët e Trump kishin miratuar një projekt-buxhet, duke përfshirë fondet prej 5 miliardë dollarësh për murin në dhjetor, kur ata ende kishin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesit, por nuk mundën të marrin 60 vota të nevojshme në Senatin me 100 vende.

Shumica e Dhomës së Përfaqësuesve tani i kalon demokratëve pas zgjedhjeve afatmesme të nëntorit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme