Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka vizituar Xhaminë në fshatin Zabel i Ulët në komunën e Drenasit.
Imami i Xhamisë,Valon Bequku theksoi se myslimanët që gjenden në vendet e ndryshme të botës nuk duhet të dallojnë përkatësinë fetare siç tha ai çofshin jahudi apo të krishterë.
Ndërkaq zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland theksoi se toleranca fetare ekziston në Komunën e Drenasit për shkak se siç tha ai në fshatin Llapushnik ekziston kisha dhe këtu paraqitet toleranca.
“Edhe herën e kaluar kur kam qenë këtu kam vizituar kishën në atë fshat, dhe kam ndjerë njëkohësisht keqardhje pse nuk kam vizituar edhe Xhamin këtu, sepse jam shpallur edhe si qytetar nderi nga kryetari Lladrovci”, ka thënë ai./arbresh.info
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë