Tashmë janë bërë tre vite që kur Federata e Hendbollit të Kosovës është bërë anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtare në Kongresin e IHF-së të mbajtur në Sochi të Rusisë.
Që prej atëherë, FHK-ja ka hedhur hapa të mëdhenj në zhvillimin e vazhdueshëm të hendbollit në Kosovë, duke kulmuar me organizimin e tyre të Trofeut të IHF-së – Zona Evropiane si dhe zhvillimin e takimit me Gjermaninë në fazën kualifikuese për Euro 2020 në konkurrencën e meshkujve.
Kosova tashmë është e vendosur mirë në hendbollin evropian dhe atë ndërkombëtar, duke lëvizur në hartën globale falë eventeve të organizuara si ‘IHF Emerging Nations Championship’ në vitin 2015, ku pritën 16 kombëtare nga e gjithë bota.
Vitet e fundit kanë qenë shumë pozitive për FHK-në: Titujt në kategoritë junior dhe për të rinjtë në turneun IHF Trophy u fituan nga Kosova; derisa në 2017-tën, ekipi senior i femrave arriti në fazën e dytë të kualifikimeve prë kampionatin evropian për herë të parë në histori.
Këtë sezon, disa klube po luftojnë tituj në kompeticionet e EHF-së për klube, si EHF Cup dhe Challenge Cup.
Në Kosovë, tashmë janë nëntë liga që përbëhen nga 25 klube të femrave dhe 22 të meshkujve, si dhe 60 ekipe të të rinjve dhe më shumë se 4.300 hendbollistë.
Për arbresh.info ka folur kryetari i Federatës, Eugen Saraqini, pas përmbylljes së ceremonisë, gjatë të cilës u shfaqë edhe një dokumetar historik rreth rrugëtimit të hendbollit kosovar ndër vite.
“Ashtu siç u shpjegua edhe gjatë dokumentarit, një playadë jashtëzakonisht e madhe të cilët kanë luajtur, kanë ndihmuar në zhvillimin e hendbollit kosovar. Ka pasur periudha jashtëzakonisht të bukura të cilat hendbollistët dhe hendbollistet tonë dhe menaxherët, kanë dhënë kontributin e jashtëzakonshëm, por natyrisht ka qenë edhe periudha prej vitit 90 e këndëj, kur ne kemi qenë të detyruar të organizohemi në sistem paralalel”, tha kryetari Saraqini për arbresh.info.
Ai kujton kohën e organizimit pas luftës, dhe sheh vullnet të madh tek henbollistët aktual në përfaqësues dhe klube.
“Lidhja e Hendbollit u veçua dhe ishte një rast që gjithë ata që e duan hendbollin, të angazhohen në rrethana të reja. Pas luftës, ne prapë është dashur që të organizohemi, të fillojmë prapë dhe synimi ishte të bëhëj ndërkombëtarizimi i hendbollit, të bëhëj federata jonë pjesë e asaj evropiane dhe botërore, më në fund ia arritëm atë ta bëjmë. Dhe tash, shohmi një vullnet më të madh të hendbollistëve dhe henbollistëve që luajnë sa më mirë përmes klubeve dhe përfaqësuesëve”, përfundoi kryetari Saraqini.
Viti 2018 nuk ka qenë i sukseshëm vetëm për Federatën e Hendbollit Kosovar, pasi që këtë vit sporti në Kosovë ka pasur shumë suksese dhe investime të ndryshme nga shteti.
Përkrahje e vazhdueshme për këtë federatë ka qenë edhe nga MRKS-ja në krye me ministrin, Kujtim Gashi, i cili premtoi se do të ketë investime të tjera në hendbollin kosovar, në mënyrë që të vazhdojnë sukseset edhe në përgjatë vitit 2019./arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...