Në vitin 2018, në Klinikën Gjinekologjike në QKUK kanë lindur 9963 foshnja

12:41 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Në vitin që lamë pas në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë lindur 9963 foshnja.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin kryeinfermierja e kësaj klinike, Sabrije Ramabaja.

Sipas saj, në vitin 2018 janë kryer 3120 lindje me prerje cezariane, ndërsa operacione janë kryer gjithsej 5746.

“Në klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur 9963 foshnja. Me prerje cezariane 3120, ndërsa me operacione 5746”, ka thënë Ramabaja.

Ndërkaq, siç është raportuar foshnja e parë e lindur në vitin 2019 në Kosovë është vajzë që ka lindur në orën 00:37, me peshë prej 4050 gram, ndërsa foshnja e dytë është një djalë, i lindur në orën 01:58, me peshë prej 3740 gram. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme