JLo tregon barkun me muskuj, shfaq linjat perfekte

13:18 | 3 Janar 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, arrin gjithmonë që të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj.

Ajo njihet si femra me format më mahnitëse të trupit në Hollywood, e JLo ka filluar vitin duke u përkujdesur pikërisht për trupin e saj seksi, shkruan portali arbresh.info

Këngëtarja është fotografuar duke hyrë në një fitness bashkë me të dashurin e saj, Alex Rodriguez.

Në sy bien muskujt në barkun e super-yllit, pasi ajo ka veshur streçe të ngushta që i tregonin për mrekulli format.

Përndryshe, ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Jenniferin, e cila është nderuar me çmimin për “vepër jetësore” në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme