Janari i vitit 2019 pritet të jetë muaji kur mjekët shpresojnë t’u realizohen kërkesat e tyre.
Dy herë brenda muajit dhjetor, mjekët mbajtën grevë 24-orëshe që, sipas tyre, ishte sinjal që kësaj radhe e kanë seriozisht kërcënimin.
Pa rritje të pagave dhe kushte më të mira të punës, sipas sindikalistëve, nuk do të ketë as shërbime të mira mjekësore.
Gjatë vitit 2018, mjekët vazhdimisht kishin kërkuar rritje të pagës. E, në anën tjetër, qytetarët edhe gjatë këtij viti u ankuan se po detyrohen të blejnë barna.
Ministria e Shëndetësisë, pas ndaljes së blerjes së barnave me çmime abuzive, skandal i zbuluar fillimisht nga Instituti “Columbus” në bashkëpunim me grupin “Koha”, ka kursyer miliona euro.
Ndërprerja e këtyre kontratave, sipas ministrit Uran Ismaili, ka bërë që pacientët të kenë 6 milionë euro më shumë barna.
Ndërsa, pas më shumë se shtatë vjetësh, lista esenciale pritet të ndryshojë gjatë 2019-s.
Buxheti për furnizim me barna, gjithashtu, pritet t’i kalojë SHSKUK-së.
Të gjitha kontratat e nënshkruara që nga viti 2016 deri në vitin 2018, për blerjen e barnave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë subjekt i hetimeve të Prokurorisë së Shtetit.
Ndërkohë, problemet me aparaturat, konkurset e mjekëve dhe drejtorëve në SHSKUK, e përcëllon edhe vitin 2018.
Nuk munguan as suspendimet dhe vërejtjet me shkrim që u dhanë ndaj mjekëve dhe punëtorëve të QKUK-së.
Qytetarët ende mbesin pa sigurime shëndetësore, derisa sistemi informativ shëndetësor u kthye në pikën zero.
Por, gjatë 2018-s u eliminuan pritjet për stenta në Klinikën e Kardiokirurgjisë.
Shoqata e Pacientëve ka pritur me shqetësim vendimin e Odës së Mjekëve, që ka vendosur pagesë prej 30 eurosh për pacientët që duan të deponojnë ankesë për shërbime jo të mira.
Në nëntor janë blerë 735 shtretërve, për 1 milionë euro.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës bleu këta shtretër të cilët mund të mos jenë funksionalë, siç është paraparë.
Përkundër specifikave të parapara me standarde evropiane, ata janë të destinuar të mbesin në dhomë, pasi dyert e klinikave e pamundësojnë lëvizjen e tyre.
Kreu i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Basri Sejdiu, në një konferencë të jashtëzakonshme, kishte sqaruar blerjen e këtyre shtretërve.
I bindur në atë se institucioni që udhëheq nuk e keqshfrytëzon paranë publike, Sejdiu pati theksuar se të gjithë shtretërit janë në funksion dhe nuk do të mbesin jashtë përdorimit.
Ai ka thënë se disa klinikave do t’u ndërrohen dyert dhe kjo, sipas tij, do të bëhet pas një donacioni që do ta marrin nga Mbretëria e Luksemburgut, për çka ka thënë se është duke u hartuar një raport i fizibilitetit.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...