Google ADS

Çerdhet nga Komuna e Aerodromit nga sot nuk pranojnë fëmijë të pavaksinuar

10:58 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Çerdhet në Komunën e Aerodromit nga sot nuk do të pranojnë fëmijë të pavaksiunar me MRP vaksina pasi që dje u shpall epidemia e fruthit, deklarojnë nga Komuna.

“Ministria e shëndetësisë gjatë ditës së djeshme shpalli epideminë e fruthit në të gjithë rrethinën e qytetit të Shkupit, me çka, nga sot 3 janar përkohësisht hyn në fuqi ndalesa e dërgimit të fëmijëve të pavaksinuar me MRP vaksina në të gjitha çerdhet e rrethinë së qytetit”, thuhet në deklaratë.

Këto masat, thonë nga atje, hynë në fuqi në përputhje me nenin 56 dhe 57 për mbrojtjen e qytetarëve nga sëmundje ngjitëse.

“Komuna e Aerodromit bënë thirrje deri tek prindit që tu përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që të mbrohen fëmijët nga kjo sëmundje dhe të parandalohet përhapja e epidemisë së fruthit”, thonë nga Komuna.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme