Google ADS

Windows 10 parakalon Windows 7, bëhet sistemi operativ desktop më popullor në botë

09:45 | 3 Janar 2019
A. B.

Me tre vite nga debutimi, Windows 10-ta më në fund ka kaluar Windows 7 në pjesë tregu.

Më shumë kompjuterë se asnjëherë më parë tashmë kanë të instaluar sistemin operativ më të fundit dhe më të mirë të Microsoft sipas Net Applications.

Statistika është një inkurajim për Microsoft edhe pse kompania nuk priste që ky proces të merrte kaq shumë kohë.

Adoptimi i Windows 10-ës pati një start të fuqishëm por me kalimin e muajve progresi ra. Microsoft shpresonte që Windows 10-ta të instalohej në 1 miliardë pajisje brenda 2 ose 3 viteve.

Në katër javët e para u instalua në 75 milion kompjuterë, 110 milion pas 10 javësh, 200 milion pas gjashtë muajsh, 270 milion pas tetë muajsh, 300 milion pas nëntë muajsh, 350 milion pas 11 muajsh, 400 milion pas 14 muajsh, 500 milion pas 21 muajsh, dhe 600 milion pas 27 muajsh.

Në Shtator, kur kishin kaluar 37 muaj Windows 10-ta është instaluar në 700 milion pajisje.

Të dhënat e sistemeve operative!

Windows 10-ta shkoi në 38.14% të tregut në Nëntor dhe fitoi 1.08 pikë përqindjeje në Dhjetor për të arritur në 39.22%.

Rritja e Windows 10-ës është ngadalësuar që kur instalimi falas i sistemit operativ përfundoi në Korrik të 2016-ës.

Windows 8-ta ka rënë me 0.05 pikë përqindjeje në 0.88 përqind dhe Windows 8.1 me 0.14 pikë përqindjeje në 4.45%.

Windows 7 ra me 1.99% nga 38.89% në 36.90% në Dhjetor duke bërë Windows 10-ën sistemin operativ më popullor në botë.

Në Qershor të 2015-ës Windows 7 ishin instaluar në 60% të pajisjeve me Windows.

Në tërësi Windows ra me 0.83% pikë përqindjeje në 86.20%. macOS fitoi 0.94% në 10.65% dhe Linux me 0.7% në 2.78%.

Net Applications përdor të dhënat nga 160 vizitorë unik duke monitoruar 40,000 uebsajte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme