Vetëm 11 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes Chicago, Kim Kardashian dhe Kanye West janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.
Burime pranë familjes kanë bërë me dije se dyshja do të bëhet me një tjetër djalë, por nëse prisni të shihni Kim Kardashian shtatzëne, do të zhgënjeheni.
Kjo pasi edhe fëmijën e katërt të çiftit do ta sjellë në jetë nëna bartëse që lindi Chicago-n. Sakaq, vogëlushi pritet të lindë në muajin maj.
Kim Kardashian ka zgjedhur metodën e lindjes me nënë bartëse, pasi në dy shtatzënitë e para, ajo pati komplikacione dhe mjekët e paralajmëruan se një shtatzëni tjetër mund t’i rrezikonte seriozisht jetën.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...