Demokratët në SHBA nisin me kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

08:30 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara nga sot merr kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Nancy Pelosi, e cila ka qenë kryetare e Dhomës për katër vjet nga 2007-ta, do ta marrë të njëjtën pozitë dhe do të kryesojë Dhomën 435-anëtarëshe deri së paku në zgjedhjet e 2020-ës.

Dyqindetridhjetepesë demokratët, me fitoret e tyre në zgjedhjet e nëntorit, janë bërë parti shumicë përballë republikanëve të presidentit Donald Trump.

Pelosi, 78 vjeçe, ka qenë kritike e ashpër e Trumpit, ndërsa demokratë të tjerë që marrin pozita udhëheqëse në komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve, janë zotuar se do ta hetojnë presidentin për lidhjet e tij me Rusinë, për marrëveshjet biznesore e çështje të tjera.

Republikanët do të vazhdojnë të kenë kontrollin në Senat, me 53 anëtarë nga 100 në total.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme