Me fillimin e vitit të ri kryesimi gjashtëmujor i radhës i Bashkimit Evropian nga Austria iu dorëzua formalisht Rumanisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky shtet po merr kryesimin e BE-së pikërisht në 12-vjetorin e anëtarësimit në këtë union, por me shumë dyshime se a do të jetë në gjendje apo jo që me sukses të kryejë detyrën e kryesuesit të radhës.
Dyshime se Rumania është e gatshme për Presidencën e BE-së para disa javësh kishte shfaqur edhe vetë presidenti i këtij shteti Klaus Iohannin, ndërsa para disa ditësh këtë e bëri edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Ky i fundit tha se ka “disa dyshime” nëse Rumania e ka kuptuar se për të udhëhequr BE-në “duhet të kesh gatishmëri të dëgjosh te tjerët, ndërsa interesat tua t’i lësh në fund të radhës”.
Kylian Mbappe më në fund bëhet edhe pronar i një klubi
Ambasadori britanik pas takimit me Konjufcën, thotë se kanë ...
Angazhim kapilar në çdo qark të vendit, Rama: Nis ndërtimi i...
Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërko...
Zelenskyy: Jo alternativa daljeje nga lufta, por paqe të vër...
Kryesimi shqiptar i Kartës së Adriatikut, Hasani: Të përshpe...