Me tri pikët e siguruara kundër Newcastle United, Manchester United ka vazhduar serinë e fitoreve.
Fillimi perfekt nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri ka vazhduar edhe mbrëmjen e sotme (e mërkurë) për “Djajtë e Kuq” që kanë regjistruar fitoren e katërt radhazi që nga shkarkimi i Jose Mourinhos, transmeton portali arbresh.info.
Ata mposhtën me rezultat 2 me 0 skuadrën e trajnerit Rafael Benitez në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 21-të në Premierë Ligë.
Marcus Rashford, i cili realizoi golin e dytë të këtij takimi pas golit të epërsisë nga Lukaku në prekjen e tij të parë, është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje – 8.0.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Victor Lindelof (7.8), Nemanja Matic (7.8) dhe Phil Jones (7.5).
Lojtari me notën më të dobët është portieri Martin Dubravka (5.9)./arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?