Nëna Natyrë i ka dhuruar njerëzimit një sërë produktesh dhe ushqimesh mjaft efikase për luftimin e sëmundjeve.
Disa prej tyre janë: xhenxhefili, hudhra, limoni dhe mjalti.
Me këto përbërës ju mund të përgatisni një kurë krejt natyrale kundër gripit dhe të ftohurës.
Hudhra
Hudhra ka veti antibakteriale dhe lufton virozat.
Ajo është thelbësore për një imunitet të fortë dhe duhet konsumuar çdo ditë.
AgroËeb.org ju rekomandon të keni kujdes nëse keni tension të ulët.
Xhenxhefili
Ky zhardhok i shëndetshëm ka rol qetësues për stomakun dhe lufton inflamacionin.
Limonët
Këto agrume janë tejet të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë.
Këto të fundit ndihmojnë dhe forcojnë sistemin imunitar, por nga ana tjetër luftojnë bakteret dhe viruset.
Mjalti
Mjalti është aleat i fuqishëm i organizmit.
Ai është tejet i pasur me enzima, vitamina dhe minerale të cilat janë thelbësore për shëndetin.
Mjalti ndihmon në largimin e infeksioneve dhe përdoret gjërësisht kundër kollës.
Megjithatë, me mjaltin duhet të tregoni kujdes sepse temperaturat e larta shkatërrojnë enzimat që ai përmban dhe zbehin fuqinë e tij.
Në këtë artikull të AgroËeb.org do të mësoni më shumë për përgatitjen e një limonate të shëndetshme kundër gripit, të ftohurës dhe kollës.
Kjo limonatë mund të pihet nga të gjithë përveç fëmijëve nën moshën 2 vjeç.
Përbërësit:
2-4 thelbinj hudhre
3-4 feta të holla xhenxhefili
Mjaltë,
Ujë,
2-3 limonë
Përgatitja:
Merrni një kavanoz një litërsh dhe hidhni thelbinjtë e hudhrës të grirë hollë.
Shtoni fetat e xhenxhefilit të freskët, mbulojeni me ujë të pijshëm të nxehtë dhe lërini bashkë për 20 minuta.
Më pas shtoni lëngun e dy deri në tre limonëve dhe mjaltin sipas dëshirës.
Sa i përket sasisë së mjaltit mund të shtoni një çerek filxhani çaji me mjaltë.
Ju mund ta filtroni lëngun ose t’i lini xhenxhefilin dhe hudhrat brenda në kavanoz.
Lëngu duhet konsumuar në temperature ambienti dhe jo i ftohtë.
Një mënyrë tjetër është që të gjithë përbërësit t’i përzieni në një mikser dhe më pas masën ose ta holloni me ujë ose ta përfshini në lëngje të tjera.AgroWeb.com
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...