Një pjesë e Maqedonisë pa rrymë, shkak konsumatorët ilegal

22:55 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Këtë vit Maqedonia fillon me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Qytetarët mund vet të vendosin se nga cili do të furnizohen me rrymë. Kjo do të jetë mundësi për qytetarët që vet të përcaktohen se çfarë është më mirë për to dhe më lirë. Sipas disa banorëve, faturat e energjisë elektrike që vijnë gjatë sezonit së ngrohjes janë tepër të larta.

Nga EVN-Maqedoni thonë janë të gatshëm për acarin që mund ta përfshijë vendin duke shtuar se defektet që janë paraqitur gjatë viteve të kaluara kanë qenë për shkak që qytetarët nuk paraqitur kërkesa para sezonit dimëror dhe t’ju vendoset sistem elektrik për ngrohje. Këto janë probleme që sistemi nuk t’i përballojë, dhe për këtë shkak shkaktohen këto probleme, thonë nga EVN, përcjell Telegrafi.

Edhe pse në disa vendbanime në Shkup energjia elektrike keqpërdoret nga konsumatorët ilegal, dhe ku konsumatorët e rregullt dhe ata që paguajnë faturat ballafaqohen me vëshirësi gjatë furnizimit me energji elektrike, veçanërisht gjatë sezonit dimëror./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme