Katër fitore radhazi nga Manchester United, e pëson edhe Newcastle

22:58 | 2 Janar 2019
Arbresh Info

“Djajtë e Kuq” kanë vazhduar serinë e fitoreve edhe mbrëmjen e sotme (e mërkurë) duke siguruar tri pikë të plota.

Me një epërsi prej dy golash, Manchester United ka fituar me rezultat 2 me 0 takimin e xhiros së 21-të në Premierë Ligë si mysafirë kundër Newcastle United, shkruan portali arbresh.info.

Menjëherë pas inkuadrimit të tij në fushë në minutën e 63′, me prekjen e tij të parë sulmuesi Romelu Lukaku dërgoi në avantazh për 1 me 0 skuadrën e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaeri.

Marcus Rashford më pas dyfishoi avantazhin duke realizuar për 2 me 0 derisa po zhvillohej minuta e 80′.

Pogba kishte një shans të shkëlqyer në minutat e fundit të kohës shtesë duke e kaluar edhe portierin, por nuk u tregua i mirë në ekzekutim duke goditur rrjetën e jashtme.

Manchester United vazhdon qëndrimin në pozitën e gjashtë, por tani me vetëm tri pikë larg Arsenalit në pozitën e pestë, ndërsa Newcastle United qëndron në pozitën e 15-të me vetëm dy pikë larg zonës së dëbimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme