Google ADS

Daçiq njofton sekretarin amerikan të shtetit për dialogun Kosovë – Serbi

22:31 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Në përurimin e presidentit të ri brazilian Zaira Bolsonara, ministri i jashtëm serb,  Ivica Daçiq është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Gjatë një takimi të shkurtër me të, Daçiq e njoftoi Pompeon mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Po ashtu Daçiq ftoi Pompe për të vizituar Serbinë, raporton Tanjug, transmeton lajmi.net.

Ministri serb po ashtu dje u takua në Brazil me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të këtij vendi, Ernesto Araujo, të cilin gjithashtu e informoi për qëndrimet e Serbisë në raport me Kosovën dhe fazën aktuale të dialogut në mes të dyja vendeve.

 

Të ngjashme