Google ADS

Tre të rrezikshmit ende në kërkim të policisë

22:24 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Ka më shumë se dy muaj kur Policia e Kosovë ka shpallur publikisht në kërkim tre persona të dyshuar për raste të grabitjeve të armatosura.
Që nga kjo për këtë rast kishte vetëm edhe një njoftim të ri nga policia e cila tri javë më parë ka ndarë pesë mijë euro për ata që tregojnë se ku ndodhen të kërkuarit e rrezikshëm, raporton Indeksonline.

“Ju njoftojmë se për rastet e veprave penale të grabitjeve Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj relevante, është angazhuar në hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve që dyshohet të jenë të përfshirë në këto vepra penale. Deri tani policia ka identifikuar dhe i ka futur në kërkim policor tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Njësitet përkatëse të policisë po punojnë në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë .

“Megjithatë për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro. Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Emrat dhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:

Kastriot (Xhevat) Shala, Data e lindjes: 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.

Leutrim (Rrahman) Latifi, Data e lindjes: 27.08.1992, me banim Rruga e Vushtrrisë Nr: 64- Prishtinë.

Leutrim (Rrahman) Latifi, Data e lindjes: 27.08.1992, me banim Rruga e Vushtrrisë Nr: 64- Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme