Studiuesi Kastriot Dervishi në një shkrim së fundmi ka treguar një listë me ministra me orgjinë nga Kosova që kanë shërbyer në qeverinë e Shqipërisë.
Kryeministri Rama njoftoi së fundmi, në kuadër të ndryshimeve tronditëse në qeveri se ministri i Jashtëm do të jetë një 27-vjeçar pa asnjë përvojë ekzekutive nga Kosova.
Dervishi thotë se argumenti i vetëm që citoi Rama ishte se personi ka lexuar një numër të papërcaktuar librash dhe se është nga Kosova.
“Duke dashur ta paraqesë këtë si gjë të rrallë, që po ndodhte mbas shumë vitesh, pas Hasan Prishtinës, ndër të tjera, Rama dëshmoi personalisht një mosnjohje të thellë të historisë e veçanërisht në asaj të qeverive të Shqipërisë”, theksoi ai.
“Hasan Prishtina nuk hyn te njerëzit që ka shkëlqyer në ekzekutivin shqiptar, por si shqiptari i parë nga Kosova dhe trevat e tjera që ngelën jashtë kufijve shtetërorë që ka bërë pjesë në një qeveri kombëtare. Prania më e madhe e shqiptarëve nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi vërehet në kohën e Zogut si dhe gjatë luftës. Mosha e ministrave me origjinë (të lindur) nga Kosova, kur janë emëruar për herë të parë, ka qenë më se normale, ka shkruar në Facebook.
Për shembull disa prej tyre:
-Mehmet Dëralla, 69 vjeç
-Hasan Prishtina, 39 vjeç
-Hoxha Kadri, 42 vjeç
-Sali Vuçiterni, 47 vjeç
-Rexhep Mitrovica, 34 vjeç
Ka pasur plot personalitete që kanë qenë pjesë e qeverive, ku ndër më të spikaturit do veçoja Sali Vuçiternin, një njeri mjaft aktiv dhe me shumë kontribute në politikën shqiptare, me anë të dukshme e të padukshme (detyra të fshehta).
Ndër anët e padukshme ka qenë roli i tij në marrëveshjen e vitit 1930 në të cilën Komiteti i Kosovës u shkëput nga varësia ideologjike e Moskës dhe u shndërrua në një komitet kombëtar.
Vuçiterni u burgos nga komunistët pas lufte dhe vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1947. Vdiqën në burgje Bedri Pejani (1945), Refat Begolli (1945), Ismet Kryeziu (1952). Më poshtë një renditje e ministrave me origjinë nga Kosova e trevat e tjera shqiptare që ngelën jashtë kufijve shtetërorë.
Qeveria e Ismail Qemal Vlorës
Hasan Prishtina-ministër i Punëve të Brendshme, 5 shtator-20 nëntor 1913
Hasan Prishtina-ministër i Bujqësisë, 15 shtator-10 tetor 1913
Mehmet Dëralla-ministër i Luftës, 4 dhjetor 1912-dhjetor 1913
Qeveria e Turhan Përmetit
Hasan Prishtina-ministër i Postë-Telegrafëve, 14 mars-20 maj 1914
Qeveria e Sulejman Delvinës
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 30 janar-14 nëntor 1920
Qeveria e Iljaz Vrionit
Fuat Dibra-ministër i Punëve të Brendshme, korrik 1921
Selahudin Shkoza-ministër i Luftës, 15 nëntor 1920-16 tetor 1921
Qeveria e Pandeli Evangjelit
Zija Dibra-ministër i Punëve Botore, 16 tetor-6 dhjetor 1921
Qeveria njëditore e Qazim Koculit
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 6 dhjetor 1920
Zija Dibra-ministër i Luftës, 6 dhjetor 1921
Qeveria e Hasan Prishtinës
Hasan Prishtina-kryeministër 7-12 dhjetor 1921
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 7-12 dhjetor 1920
Qeveritë e Xhafer Ypit dhe Ahmet Zogut
Rexhep Mitrovica-ministër i Arsimit, 24 dhjetor 1922-25 shkurt 1924
Qeveritë e Shefqet Vërlacit dhe Iljaz Vrionit
-Fahri Rashit Gjilani-ministër i Arsimit, 15 prill-10 qershor 1924
Qeveritë e Ahmet Zogut, Kostaq Kottës dhe Pandeli Evangjelit
Ceno Kryeziu-ministër i Punëve të Brendshme, 1 prill-23 shtator 1925
Abdurrahman Dibra- ministër i Punëve të Brendshme, 12 shkurt 1927-10 maj 1928
Sali Vuçiterni-ministër i Punëve Botore, 11 maj 1928-5 mars 1930
Izet Dibra (Shatku)-ministër i Punëve Botore, 16 mars 1930-7dhjetor 1932
Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit, 11 janar 1933-30 gusht 1935
Abdurrahman Dibra- ministër i Financave, 11 janar 1933-16 tetor 1935
Faik Shatku- ministër i Arsimit, 9 nëntor 1936-31 maj 1938
Abdurrahman Dibra- ministër i Arsimit, 31 maj 1938-7 prill 1939
Faik Shatku- ministër i Drejtësisë, 31 maj 1938-7 prill 1939
Qeveritë e Mustafa Krujës, Ekrem Libohovës
Fuat Dibra-ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme, 3-22 dhjetor 1941
Iljaz Agushi- ministër sekretar shteti i Punëve Botore, 18 janar-10 shtator 1943
Ismet Kryeziu ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme 18 janar-11 shkurt 1943
Iljaz Agushi-zëvendëskryeministër, 12 shkurt-10 shtator 1943
Rexhep Krasniqi-ministër sekretar shteti i Arsimit, 12 shkurt-28 prill 1943
Nexhip Basha-ministër sekretar shtetit i Industrisë, 11 maj-1 shtator 1943
Qeveritë e Ibrahim Biçakçiut (2), Rexhep Mitrovicës, Fiqri Dines
Xhafer Deva-ministër i Punëve të Brendshme 14 shtator 1943-16 shtator 1944
Bedri Pejani- i ngarkuar për punët e Arsimit, 14 shtator-5 nëntor 1943
Rexhep Mitrovica-kryeministër, 5 nëntor 1943-16 qershor 1944
Rifat Begolli-ministër i Ekonomisë Kombëtare, 18 korrik-25 tetor 1944
Qeveria e Enver Hoxhës
Ramadan Çitaku-ministër i Financave, 23 tetor 1944-6 shkurt 1948
Iljaz Reka-ministër i Bujqësisë, 5 korrik 1950-6 shtator 1951
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...