Christian Pulisic në Chelsea? Reagon Jurgen Klopp

22:25 | 2 Janar 2019
Arbresh Info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ofruar mendimin e tij në marrëveshjen e Chelseas me Borussia Dortmundin për anësorin Christian Pulisic.

Liverpooli ka qenë në garë me klubin në Stamford Briudge për të siguruar shërbimet e amerikanit këtë janar, por Klopp u tërhoq nga interesimi në sulmuesin dhe “Blutë” siguruan më pas shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.

Chelsea zgjodhi për të lënë amerikanin në Gjermani si një të huazuar deri në fund të sezonit, pikë në të cilën 20-vjeçari më pas do t’i bashkohet skuadrës së tij të re.

“Ai është një lojtar vërtetë i mirë, një tjetër lojtar i mirë për Chelsean”, ka thënë Klopp.

“E kam njohur atë që një kohë dhe e kam ndjekur karrierën e tij. Një tjetër djalosh me aftësi të mira do të luaj në Angli”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme