Takimi i ardhshëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me atë të Rusisë, Vladimir Putin, i treti brenda nëntë muajve, do të jetë konfirmim i mirëbesimit dhe i mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, ka thënë sot ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, transmeton Koha.net.
“Kosova do të jetë lart në agjendën e bisedave të dy shtetarëve”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Çepurin.
Ai ka përsëritur se Rusia edhe më tej fuqimisht e përkrah Serbinë në mbrojtjen e interesave kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së.
Sipas tij, zgjidhja për “çështjen e Kosovës”, përkundër letrave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk është afër.
“Rusia përkrah opsionin e Serbisë për Kosovën”, ka përfunduar ai.
Putin në Beograd do të qëndrojë më 17 janar.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...