Google ADS

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame i mllefosur me Qeverinë: Kishat po i ndërton shteti, xhamitë jo

20:38 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi i mllefosur me Qeverinë, ka theksuar se kishat po i ndërton shteti, ndërsa xhamitë po i ndërtojnë vetë besimtarët musliman. Ai theksoi se nuk do të lejojë që Qeveritë të diskriminojnë shqiptarët, dhe se ato do të marrin dënimin e merituar në rast se e bëjnë këtë. Kreu i BFI-së këto komente i bëri gjatë përurimit të ndërtimit të një xhamie të re në fshatin Opajë të komunës së Likovës.

“Këtu është vështirë…diskriminim popullit tim kurrënjëherë nuk do ti lejojë. Do ti kundërvihemi atij pushteti. Ky shtet nuk na ka llogaritë si të barabartë, gjithmonë ka desht të na llogarit si të ardhur.”, theksoi Rexhepi. Ai kërkoi që Qeveria të ndryshojë qasjen, sepse përndryshe nuk do të ekzistojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme