Pas 12 vitesh hasmëri, Familja Shkodra nga Sadovina e Çerkezëve të Komunës së Vitisë, i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Metallari nga Mjaki i Vitisë, duke falur gjakun e djalit të tyre.
Lulzim Shkodra, u vra në vitin 2007 nga një djalë i familjes Metallari.
Pajtimi mes familjeve, u bë në xhaminë e fshatit Sadovinë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Bashkësisë Islame, komunës dhe banorë të shumtë.
I kapluar nga emocionet pasi fali gjakun e djalit, Avdi Shkodra, tha se ndjehet më mirë që ka arritur të marr këtë vendim, por tha se e bënë këtë pasi nuk është e mirë, sipas tij, jeta në hasmëri.
Pamje nga ceremonia e pajtimit të dy familjeve në Viti/ Foto: Fahrush Rexhepi
Ai uroi që ky shembull të ndiqet edhe nga familjet tjera që janë në rrethana të tilla dhe të pajtohen.
Kurse, xhaxhai i djalit që shkaktoi vrasjen, Ibish Metallari, tha se ndjen dhimbje të madhe për atë se çfarë ka ndodhur vite më parë. Ai ka falënderuar familjen Shkodra për pajtimin dhe tha se tani ndjehen më rahat.
Iniciuesit e këtij pajtimi, Farush Rexhepi nga Bashkësia Islame dhe Hasan Aliu nga Komuna e Vitisë, thanë se pajtimi është zgjidhja më e mirë për rastet e tilla dhe këtë gjest të familjes Shkodra e kanë quajtur akt madhështor.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...