Paul Pogba ka qenë njëri nga përfituesit kryesor të emërimit si trajner të përkohshëm të Ole Gunnar Solskjaerit në Manchester United për shkak se mesfushori ka prodhuar disa performanca të shkëlqyera.
Pogba, i cili kishte një pjesë të parë të sezonit nën udhëheqjen e Jose Mourinhos shumë të vështirë, ka shënuar katër gola dhe ka krijuar tri asistime në tri ndeshjet e tyre të fundit në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Përfshirë ndeshjet ku shënoi nga dy gola, kundër Huddersfild dhe Bournemouthit, Pogba tani ka shansin për të barazuar një rekord në klub të vendosur nga superylli Cristiano Ronaldo.
Në dhjetor të vitit 2016, Ronaldo shënoi nga dy gola në tri ndeshje radhazi – kundër Aston Villas, Wiganit dhe Reading.
Nëse Pogba arrin për të realizuar dy gola mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Newcastles, francezi do të bëhet lojtari i dytë i United që shënon nga dy gola ose më shumë për lojë në tri ndeshje radhazi./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...