Në fshatin Voskop vetëm 6 km larg qytetit të Korçës, fermerët nuk i kanë vjelë prodhimet e tyre bujqësore sepse ka mungesë tregu.
Një gjë të tillë na e tregon Xhevdet Shaholli. Ai thotë se për vitin 2018 ka shitur vetëm 10% të prodhimit. Ndërsa pjesën tjetër e ka magazinuar.
“Mollën nuk po e shesim dot në krahasim me vitet e tjera, kësaj herë po e shesim me 15 lek të reja dhe nuk pyet njeri. Në frigorifer e kemi futur atje do dhe qira për 2-3 muaj dhe atje është 120 lek qiraja”, sqaron ai.
Korça është një vend i bekuar nga relievi pasi në të mund të kultivohen produkte të ndryshme bujqësore. Por është Ministria e Bujqësisë ajo që duhet të mendoje për këta fermer dhe jo vetëm. Ministria e Bujqësisë duhet të krijojë pika grumbullimi ku ata të shkojnë të paraqesin prodhimet e tyre bujqësore për tregtarët.”
“S’ka treg, as në se dimë shteti e di atë që nuk i bie ndërmend se çfarë kemi se rrojmë apo jo. Gjithnjë është shitur ndërsa këtë vit nuk po pyet njeri fare. Kam 2 ha gjithsej me mollë kam mbjellë 1.8. 3 milionë do vetëm spërkatje kaq do dhe plehu se po nuk i shtive nuk bëhen. Plus punë tona vaditje dhe të tjera. Do t’i hedhim në lum. Ministria e Bujqësisë duhet të mendojë për subvencionet e fermerëve të vegjël dhe kriteret të mos jenë aq të paarritshme për ta. Po ky institucion duhet të kujdeset për cilësinë e pesticideve pasi kështu edhe konsumatori jeton shëndetshëm”, shprehet Xhevdet Shaholli.
Më tej ai tregon se është skualifikuar nga përfitimi i subvencioneve
“Vjet vajta kisha në një vend 1 ha gjysmën e kisha timen gjysmën me qira. Jo thanë duhet takesh të gjithë tënden. Vjet e tutje ua jepnin atyre sipërmarrësve për shembull në rrethin e Korçës e merrnin vetëm 5 veta”, tregon Xhevdet Shaholli.
Në të kundërt produktet bujqësore do të përfundojnë në tokë sic janë edhe sot. Ku këto mollë shërbejnë si ushqim për bagëtitë e zonës dhe minjtë e arave.
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...