Sipas gazetës greke “Kathimerini”, Shkupi e përshpejton ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. Sipas burimeve të tyre, Kuvendi i Maqedonisë do ta ratifikojë marrëveshjen një ditë pas fillimit të procesit më 10 janar, për shkak se, siç thotë gazeta greke, nga debati do të heqin dorë deputetët nga OBRM-PDUKM. Përshpejtimi i procesit është në pajtim dhe koordinim me NATO-n.
Burime për “Kathimerini” thonë se NATO dëshiron që procesi të përfundojë sa më shpejt dhe se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dërguar letra deri te qeveritë në Athinë dhe Shkup ku kërkohet përfundimi i procesit deri më 15 janar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazeta greke njofton se ratifikimi i marrëveshjes në Maqedoni do ta nisë procesin në Athinë. Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë deklaroi se kryeministri Tsipras më 18 shkurt do ta deklarojë kohën në të cilën parashihet të ratifikohet marrëveshja e Prespës në Kuvendin e Greqisë. Tzanakopoulos edhe një herë përsëriti se në Kuvendin e Greqisë ekziston shumica për ratifikimin e marrëveshjes dhe sqaroi se disa ditë pas votimit, do të ratifikohet edhe protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO.
Sipas gazetës “Kathimerini” presioni i NATO që të përfundojnë sa më shpejt procedurat është për shkak të zgjedhjeve të pritshme në dy vendet, ato për kryetar shteti në Maqedoni dhe zgjedhjet kuvendare në Greqi./Telegrafi/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...