Kuvendi i Kosovës miratoi pakon me projektligje që çuan në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Ani pse pati kundërshtime nga NATO, bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera të BE-së, Veseli thotë se Kosova formoi Ushtrinë me partneritet ndërkombëtar.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për lajmi.net ka thënë se jemi të bekuar me përkrahjen e shtetit amerikan.
“Ushtria ka ndodhur në mënyrë shumë natyrale dhe ka qenë vendimmarrja e vonuar, në qoftë se me pyet mua si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si qytetarë i këtij vendit, si luftëtar i lirisë dhe kemi përkrahjen e fuqishme të partnerëve në këtë proces, po shkojmë së bashku me ta”, ka thënë Veseli duke theksuar se kundër Ushtrisë së Kosovës nuk është askush kundër.
I pari i Kuvendit, tha se shtysën për formimin e Ushtrisë së Kosovës e dha Amerika si për çdo proces pozitiv të Kosovës.
Veseli foli edhe për vizitën e tij në SHBA dhe tregoi se cka përfitoi Ushtria e Kosovës nga kjo vizitë. Gjithashtu sqaroi edhe kundërshtimin e NATO-s ndaj transformimit të Ushtrisë.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre