Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se Kosova do të hyjë në dialog me Serbinë bashkërisht me miqtë ndërkombëtarë, ndërsa vetë thotë se s’ka asnjë dëshirë që të ketë raporte me Serbinë.
Për ta dëshmuar këtë, Veseli ka treguar se asnjëherë nuk e ka vizituar kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, të cilin ai e ka quajtur “Beligrad”.
Kryeparlamentari thotë se ata që po e bojkotojnë dialogun me Serbinë kanë flirtuar ndonjëherë me Serbinë, ndërsa thotë se krahu që ai përfaqëson nuk ka dashuri ndaj shtetit serb.
“Neve s’na ka kapur dashnia me Serbinë. Se dihet saktësisht se s’kemi kurrfarë dashnie. Noshta dikush tjetër që sot po bojkoton, ka pasur kapak flirtim. Kurrë në Beligrad nuk kam qenë. Po flas publikisht. Edhe kurrë s’më ka marrë malli”, ka thënë Veseli për Indeksonline.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll